Zëvendës/ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euro-Azinë,

Hoyt Brian Yee

ka nisur takimet me krerët e partive shqiptare në Maqedoni pasditen e së dielës.

Në fokus të bisedimeve me  kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, ishte kriza politike si dhe aktivitetet e shumicës së re për formimin e qeverisë.

Ali Ahmeti: “Sigurisht që kthim pas nuk ka, të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijesohemi, sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetaret e Republikës së Maqedonisë.”

I pyetur nëse deputët e BDI-së do të shkojnë në seancë nëse ajo thirret nga Veljanoski, Ahmeti u shpreh i prere se ish kreu i parlamentit nuk ka më të drejta ligjore, duke lënë të kuptohet që Talat Xhaferi është ai që duhet të thërrasë seancën e radhës.

“Veljanoski nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thirrë seancë, sepse nuk ka shumicë parlamentare.”

Zevendes/ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euro-Azinë,

Hoyt Brian Yee

ka zhvilluar takime edhe me lëvizjen Besa. Ditën e hënë Yee, do të zhvilloje takime me presidentin Ivanov dhe partitë Maqedonase.

Me herët, policia e Maqedonisë vuri në pranga kreun e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Mitko Cavkov, si dhe tre persona të tjerë.

Arrestimet vijnë pasi Ministria e Brendshme, me kërkeseë të Prokurorisë, lëshoi 15 urdhër-arreste ndaj protestuesve që ushtruan dhunë  kundrejt deputetëve dhe gazetarëve në parlament.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të LSDM-së kanë identifikuar disa nga dhunuesit, të cilët janë mbështetës të Gruevskit dhe që kanë kryesisht të kaluar me precedentë penale. Aktualisht, policia maqedonase është në kërkim te 11 personave të tjerë.

/Tv Klan