Ministria e Brendshme në Maqedoni po përgatit një operacion të gjerë arrestimesh ku në shënjestër janë funksionarë të qeverisë së kaluar të përfshirë në veprime kriminale dhe keqpërdorime të institucioneve, informon INA.

 Operacioni është koduar “Shpata” dhe se do të goditen figura që janë eksponentë politik. Operacioni po përgatitet me kujdes dhe se pritet të dridh skenën politike në vend, për shkak se do të pasojnë reagime të forta politike.

 Ministri i ri i brendshëm, Oliver Spasovski ka theksuar se prioritet i qeverisë së re do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe kriminalitetit institucional. (INA)