Afrimi i afatit për nisjen e negociatave Athinë – Shkup për emrin e Maqedonisë shton interesin për alternativat e paraqitura nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara.

Në mediat maqedonase përflitet tashmë emri “Nova Makedonija” apo “Maqedonia e Re”. Mediat kanë publikuar edhe detaje të një marrëveshjeje paraprake, ku thuhet se në dokumente, gjuha zyrtare do të njihet si maqedonishtja moderne, ndërsa kombësia si maqedonasit e rinj.

Identiteti do të ketë tre variante të ndryshme – maqedonasit mund ta njohin veten si maqedonas, për ndërkombëtarët ata do të njihen si maqedonas etnikë, ndërsa për grekët sllavomaqedonas. Kisha ortodokse e Maqedonisë do të njihet si Kisha e Re Sllavomaqedonase.

Negociatat pritet të rinisin në Nju Jork më 18 dhe 19 janar, kur do të zhvillohet edhe raundi i parë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Greqisë dhe Maqedonisë dhe me ndërmjetësimin e Methju Nimiç, ndërmjetësuesit ndërkombëtar.

Tv Klan