Mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në Greqi pranë kufirit me Maqedoninë, pas vendimit të Shkupit për të ndaluar hyrjen e shtetasve afganë në territorin maqedonas.

Autoritet maqedonase njoftuan se vetëm emigrantët nga Siria dhe Iraku do të lejohet të kaojnë kufirin. Për rrejdhojë rreth 5 mijë persona gjenden të bllokuar në kufirin me Greqinë, ndërsa 4 mijë të tjerë kanë mbërritur në portin e Pireut.

Athina zyrtarë e ka protestuar këtë vendim, duke nënvizuar se nuk po respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, por Shkupi fajëson Serbinë, duke theksuar se emigrantët afganë nuk po lejohet të hyjnë në territorin serb dhe autoritetet i frikësohen bllokimit të tyre në atë  maqedonas.

Që prej së shtunës policia maqedonase përshkallëzoi masat, duke ndërmarrë kontrolle trupore dhe duke kërkuar pasaportat për emigrantët që kalonin pikën kufitare, çka rriti ndjeshëm rradhët në palën greke.

Pas sirianëve, afganët regjistruan numërin më të madh të azilkërkuesve që kërkuan të hyjnë në Europë vitin e shkuar, duke u ndjekur nga Kosova, Iraku dhe Shqipëria.

Tv Klan