Një ditë përpara seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë, LSDM e Zoran Zaevit deklaroi se është në vijim të procesit të formimit të qeverisë së re.

Lidhja SocialDemokrate e Maqedonisë paralajmëron se të hënën përveç zgjedhjes se Kreut të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të zgjidhet edhe kryeparlamentari i ri, i cili për herë të parë do të jetë nga radhët e shqiptarëve.

Sipas LSDM shumica prej 67 deputeteve është e mjaftueshme për të përfunduar konstitutimin e Kuvendit të lënë përgjysmë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se propozimet e partive për kryetar Kuvendi do të shqyrtohen nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, kreu i të cilit duhet të thërrasë vazhdimin e seancës për t’i votuar ato.

Mediat maqedonase shkruajnë se VMRO mund ta pengoje këtë hap.

LSDM dhe BDI kane rënë dakord që në krye të Kuvendit të zgjidhet deputeti i BDI-së Talat Xhaferi./ TV KLAN