Në Maqedoni sot është ditë feste pasi sot shënohet 26 vjetori i pavarësisë i cili erdhi nga referendumi i mbështetur nga 95% i qytetarëve.

Referendumi i organizuar më 8 shtator, 1991 kishte pyetjen ”A jeni për Maqedoni të pavarur? mori përgjigjen ”PO” e shumicës dërmuese të qytetarëve.

Pas rezultatit pozitiv të Referendumit historik, është lexuar edhe Deklarata e pavarësisë e cila në Kuvendin e parë të vendit e miratuar më 25 janar.

Kushtetuta e parë e vendit është miratuar më 17 nëntor. Deputetët shqiptar në atë kohë e bojkotuan votimin e Kushtetutës dhe apeluan për mospjesmarrje në Referendum.

Kushtetuta e miratuar atëherë u ndryshua pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, pas Marrëveshjes historike të Ohrit. /Telegrafi