Komunat e Maqedonisë nga dita e sotme do të jenë pa kryetarë dhe këshilla komunal, për shkak të skadimit të mandatit të tyre. Për të zgjidhur këtë situatë që mund të çoj në paralizim të pushtetit lokal, në Parlament është thirrur një takim koordinues mes partive politike parlamentare. 

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thirrur në takim përfaqësuesit e partive politike. Një takim i tillë u mbajt të shtunën kur tek Xhaferi ishin Nikolla Todorov i VMRO-DPMNE, Oliver Spasovski i LSDM, Zekirija Ibrahimi nga BESA, Sadulla Duraku nga BDI dhe Luan Tresi nga PDSH. Asnjëri prej tyre nuk bëri të ditur se për çfarë është biseduar. (INA)