Për herë të parë, Diego Armando Maradona del kundër Lionel Messit. Duke folur për të për të përditshmen argjentinase “OLE”, Maradona ka shprehur habinë e tij për uljen e dënimit nga FIFA të yllit të kombëtares argjentinase.

Dua të siguroj se unë skam lidhje me uljen e pezullimit të futbollistit të Barcelonës, edhe pse marrëdhënia ime me Infantinon në këtë çështje nuk shërben. Më duket i pavend fakti që Messit i është reduktuar numri i ndeshjeve ku nuk do të luante, edhe pse si argjentinas me vjen mirë për këtë.

Messi nuk është për t’u dënuar. E kam stërvitur për 1 vit dhe me shumë më ngjan me një kukull pellushi se me një lojtar futbolli.

Dy ditë më parë Arturo Vidal shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me të njëjtin vendim. Mesfushori i Bayern Munchen tha se rregullat e FIFA-s nuk janë të njëjtat për Messin.

Është mirë që Messi të rikthehet pasi është bukur ta shohësh të luajë por do të kisha dëshira që rregullat të ishin të njëjta për të gjithë./Tv Klan