Maral flet për herë të parë për sëmundjen e saj



Aktorja e dashur turke, Hazal Kaya, e njohur si Marali e serialit me të njëjtin emër, ka folur për herë të parë publikisht për sëmundjen që e mundon.

Gjatë një interviste për “Ranini TV”, Kaya tha se më parë kishte vuajtur nga diabeti, dhe kilogramët e tepërt, ndërsa sëfundmi nga ankthi.

Kam qenë shumë e prekur nga çrregullime të ankthit, tani jam shumë më mirë”, tha ajo, duke kujtuar kohët kur vazhdimisht kishte parandjenja sikur do t’i ndodhte diçka e keqe.

Nga një sëmundje e tillë ka vuajtur edhe këngëtarja me famë botërore, Adele.

Çrregullimet e ankthit i referohen çrregullimeve psikiatrike që përfshijnë frikë dhe shqetësim ekstrem, sulme paniku dhe fobi specifike.

Muajin e kaluar 27-vjeçarja Kaya u paraqit në publik me një foto ku i shkurtonte flokët mamasë së saj, diagnostikuar me kancer. Fatmirësisht diagnostikimi ka qenë i hershëm dhe shpresat që ajo të shërohet plotësisht janë të mëdha.

/tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*