Nga deti i Vlorës në liqenin e Pogradecit. Maratona e Këngës ka udhëtuar nga perëndimi në lindje dhe bashkë me të, të gjithë artistët e këngës shqiptare, që janë bërë pjese e turit më popullor të muzikës.

Edhe në qytetin e romancave të dashurisë, pranë Hotel Enkelanës, janë ngjitur në skenë e performuar rreth 35 këngëtarë e grupe, duke bërë të kërcejnë e argëtohen pushuesit e shumtë, por edhe banorët e Pogradecit.

Nën kujdesin e Bashkisë dhe kryetarit të saj z.Eduart Kapri, sheshi kryesor i qytetit mori ngjyrat e vërteta të sezonit turistik. Nuk munguan emrat e famshëm të këngës nga gjithë Shqipëria, nuk munguan as artistët e qyteteve fqinje Strugës apo Korçës, nuk munguan as artistet e vetë Pogradecit.

Interes i pamasë i admiruesve dhe fansave për të dëgjuar por edhe për të takuar e bërë foto me artistët e preferuar, ndoshta krijoi momente konfuzioni, por falë mbështetjes së policisë bashkiake dhe policisë së rendit, nuk ndodhi asnjë incident. Përkundrazi gjithçka shkoi në mënyrë perefekte ashtu siç e meritojnë qytetarët e Pogradecit. /TV KLAN