Ndalesa e radhës për “Maratonën e Këngës” ka qenë qyteti i Elbasanit.

Artistët më të mirë shqiptarë dhe ata të rinj, kanë ndezur skenë e qytetit të Shqipërisë së Mesme, me muzikë dhe shumë entuziazëm.

Me qindra qytetarë kishin dalë në shesh, për t’ju bashkuar artistëve duke duartokitur dhe kënduar me ta.

Ky format i sukesëshëm edhe në sezonin e tij të tetë, vijon e sjellë tek publiku jo vetëm këngët popullore e qytetare, por edhe këngët e muzikës së lehtë e hitet moderne, për të qenë pranë të gjithë shijeve muzikore e gjithashtu të gjitha brezave.

Por krahas vlerave të këngës shqiptare, ky spektakël promovon dhe vlerave turistike të çdo pike gjeografike në Shqipëri, ku shkon “Maratona e Këngës”./tvklan.al