Në Shqipëri janë me qindra raste të fëmijëve të prekur nga autizmi, që kërkojnë trajtim të specializuar.

Maratona “Vrapojmë për Autizmin”, e organizuar nga Bashkia e Tiranës, mblodhi në qendër të kryeqytetit me dhjetëra qytetarë dhe prindër që kanë fëmijë më çrregullime të tilla.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ndërsa ka kërkuar ndihmën e shoqatave dhe bizneseve për qendrat që trajtojnë këta fëmijë, ka premtuar më shumë fonde nga institucioni që ai drejton.

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptar”, Liri Berisha, inaguroi fillimin e punimeve për qendrën e Autizmit dhe Shërbimeve Sociale në Kukës.

Autizmi është një çrregullim neurobilogjik, që shfaqet tek fëmijët para moshës 3 – vjeçarë dhe paraqitet në forma të ndryshme nga një individ tek tjetri.

Një fëmijë me këtë çrregullim ka problem në komunikim dhe sjellje, si dhe në marrëdhëniet sociale me të tjerët.

Tv Klan