1

Mariah Carey dhe ish – bashkëshorti i saj, Nick Cannon janë ribashkuar për festat e fundvitit, bashkë me familjen.

Çifti, i cili u divorcua një vit më parë, kaluan disa kohë me fëmijët, djalin Moroccan, 4 – vjeç, vajzën Monroe dhe gjyshen, Beth Gardner.

2

Në një interviste për Ellen DeGeneres Show, 35 – vjeçari ka thënë se është argëtuar së shumti me familjen e bashkuar.

“Është dashuri pa kushte, fëmijët e dinë që mami dhe babai e duan njëri – tjetrin ende, por më e rëndësishmja është që i duam kaq shumë ata”, ka thënë Nick Cannon./tvklan.al