Një tjetër sasi rekord droge është sekuestruar në Torino.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, gjatë kontrollit të ushtruar nga Skuadra Lëvizëse në një apartament në Gulli dhe në një garazh në Alexandria janë sekuestruar 38 kilogramë marijuanë dhe më shumë se 1 kilogramë kokainë.

Në prangat e policisë kanë përfunduar një shqiptar 26 – vjeç dhe një rumune 29 – vjeçare. Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.

Droga, me një vlerë prej më shumë se 140 mijë eurosh, ishte e destinuar për të furnizuar një rrjet shpërndarësish që do ta shisnin në rrugët e San Salvario./tvklan.al