Marjan Rroku kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm dhe ka bërë tentativën e fundit ligjore, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

https://www.youtube.com//embed/bZ3uT-sYXfk

Në 9 Shkurt, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mbarime dhe Alda Canaj, në vitin 2001, i është drejtuar me një kerkesë kësaj gjykate, me anë të së cilës kërkon shfuqizimin e vendimeve të tre Gjykatave.

Gjykata e Tiranës me vendimin e 2 Majit 2002 dhe ajo e Apelit në 18 Shtator të atij viti e dënuan me burg përjetë.

Më 30 Janar 2003 Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin.

Marjan Rroku iu drejtua Gjykatës së Lartë edhe në Mars të vitit 2014, një muaj pas ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara, me kërkesën rishikim të vendimit.

Por më 16 Korrik të vitit 2015, Gjykata e Lartë i ktheu përgjigje negative, duke mos e pranuar kërkesën e tij.

Aktualisht, dosja e Marjan Frrokut është tërhequr nga Gjykata e Tiranës dhe ndodhet në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese.

Shqyrtimi i saj pritet të bëhet brenda datë 9 prill, pasi ligji parashikon që brenda kësaj periudhe, duhet të përfundojnë procedura.

Fillimisht dosja pritet të kalojë në sitën e një kolegji të përbërë nga 3 gjyqtarë.

Ky Kolegj mund të vendosë për mospranimin e kërkesës dhe automatikisht ajo rrëzohet.

Nëse Kolegji, vendos për rishikim, dosja do të gjykohet në seancë gjyqesore me 9 anëtarë, siç ndodh në një seancë normale në Gjykatën Kushtetuese.

Tv Klan