shkresa klan hdÇdo ditë e më shumë dalin në dritë dokumenta që implikojnë deputetin Kristian – demokrat Mark Frrokun në çështje të drejtësisë.

Pas arrestimit dhe akuzës së ngritur për kallëzim dhe deklaratë të rreme për të famshmën çështje Doshi, akuzës për vrasjen në bashkëpunim të Aleksandër Kurtit në Bruksel në vitin 1999 akuzë për të cilën ka dhe një dënim prej 10 vitesh, burg, akuzës dhe dënimit nga gjykata e Tiranës për një plagosje me dashje ndaj një shtetasi brenda lokalit të tij në vitin 2012, një tjetër dokument i kërkon shtetasit Mark Frroku të paraqitet për të dhënë dëshmi për një aktivitet të paligjshëm.

Bëhet fjalë, për një urdhër të ish – Prokurorit të Durrësit Besim Hajdarmataj, që mban datën 16 Maj 2013, pra vetëm pak ditë para se të zgjidhej Deputet në rrethin e Pukës, shkresë ku i bëhet thirrjes shtetasit Mark Preng Frroku, të paraqitet në prokurorinë e Rrethit Durrës për të dhënë shpjegime në lidhje me një çështje penale për trafikim të mjeteve motorrike.

Në këtë shkresë saktësohet se në interes të hetimit në fjalë është e nevojshme pyetja e shtetasit Mark Preng Frroku, i datëlindjes 6.10.1972 dhe banues në Tiranë. Nuk dihet se si ka shkuar më pas hetimi i kësaj çështje, ashtu siç nuk shpjegohet më shumë dhe rolin e z. Frroku, në këtë histori.

Por ajo që dihet është se vetëm pak më shumë se një muaj më pas Mark Frroku është shpallur fitues në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, duke u mandatuar si Deputet në qarkun e Shkodrës për rrethin e Pukës.

Trafikimi i mjeteve motorrike është një vepër penale, që parashikohet nga kodi penal.

Tv Klan