Akuza për vrasje, Mark Frroku i pafajshëm!

Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm ish – deputetin Mark Frroku për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë në 1999.

E njëjta gjykatë e shpalli Frrokun fajtor për akuzën e pastrimi të parave, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje duke dhënë dënimin e me 7 vite e 6 muaj burg. Gjykata gjithashtu vendosi që ish – deputeti të mos marrë asnjë funskion apo detyrë publike për 4 vitet e ardhshme.

Avokatët e Frrokut thanë se do e apelojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

“Ne i kemi paraqitur të gjitha provat në Gjykimin në Shkallë të Parë dhe në mbrojtjen tonë dhe mendojmë se në Apel do ta zhbëjmë edhe këtë të vendimit. Ka vend që në Apel të paraqesim kërkesë dhe ka vend që Gjykata e Apelit të pranojë kërkesën tonë për kryerjen e një akti të ri ekspertimi. Mendojmë që Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka vepruar drejt duke rrëzuar kërkesën për kryerjen e këtij akti të ri ekspertimi. Kjo është thelbësore dhe mbi këtë pastaj gjykohet dhe vlerësohet”.

Avokatët e cilësuan një fitore pafajësinë që Frroku mori për akuzën e vrasjes.

“Ishte një akuzë e ndërtuar mbi thashetheme që në fillim të herës, e kishim thënë që nuk kishte prova për vrasje.”

Prokuroria e Tiranës në konkluzionet e saj pati kërkuar 25 vite burg për Mark Frrokun. Gjatë gjykimit, togat e zeza rrëzuan dëshmitë e disa oficerëve belg, të cilët u pyetën në Gjykatën e Tiranës.

Ata patën deklaruar se Frroku, sëbashku me Kristjan Marinaj kishin vrarë Aleksandër Kurtin. Edhe Marinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për vrasjen. /tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTë gjithaVideo
1 Koment
  • Rudolf
    21 Prill 2017 at 15:52
    Përgjigju

    Hajde shqiperi hade shtetit I flliqur

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione