Mark Iuliano është prezantuar si trajneri i ri i Partizanit. Ish-futbollisti i Juventus ka drejtuar Latina dhe Como, ndërsa tashmë do të ketë një aventurë të re jashtë Italisë.

Mark Iuliano (Trajner i Parizanit)

“Më është kërkuar të fitoj. Presidenti më ka thënë që është lodhur duke mos fituar. Kam parë thuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit të kaluar. Kam parë të gjithë lojtarët dhe kam informacion për ta. Unë dua të punoj për të fituar dhe jo të punoj për të jetuar”.

Synimi natyrisht janë trofetë që Partizanit i mungojnë prej kohësh, duke nisur nga titulli kampion që nuk fitohet prej 1993. Presidenti i klubit kryeqytetas tregoi për cilësitë që vendosi të zgjedhë Mark Iuliano.

Gazment Demi (President i Partizanit)

“Iuliano është më këkues dhe më simpatik”.

Skuadra pritet të përforcohet më shumë në fazën sulmuese, madje kanë dalë edhe emrat e parë. Mediat italiane zbuluan se Giovanni La Camera firmosi për të kuqtë. Partizani pritet të nisë përgatitjet muajin e ardhshëm duke zhvilluar edhe fazën përgatitore prej 10 gushtit në Itali.

Tv Klan