Monodrama“Marr guximin”, titullohet kjo pjesë dramatike e pasur me epitete e vënë dhe e interpretuar nga Mehdi Malkaj. Monodrama është ekstrakt i Pornolitikës të Vangjel Kozma. I shkruar 15 vite më parë, për arsye që edhe sot autori nuk i di, libri u zhduk nga qarkullimi.

Personazhi i cili rrëfen revoltën e brendshme të Kozmait gjatë viteve 1997-1998 është i paemer.

Me një simbolikë të fortë si ndezja e llampës, zgjimi i vetëdijes individuale dhe shoqërore, rrëfimtari del para publikut për ti thënë ato që gjithnjë i kishte menduar përmes forcës së zërit, fjalës dhe mendimit të lirë.

“Marr guximin” do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar nga nesër deri të dielën. Bashkë me shfaqjen do të rivijë në librari edhe libri “Pornolitika”.

TV KLAN