Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e detit me Greqinë, një temë e cila ditët e fundit ka ngjallur mjaft reagime.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, në rrjetet sociale Meta thotë se po e ndjek nga afër këtë çështje dhe si president i Republikës do të veprojë në konform me Kushtetutën.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje”.

Më tej në reagimin e tij Meta shprehet se

“marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithë përfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”.

/tvklan.al