Zv/kryeministri që do të lërë postin në kuadër të implementimit të marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike në vend, Niko Peleshi, ka reaguar duke e vlerësuar këtë si një faqe të re në historinë e Shqipërisë.

Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe e re fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë. Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës

”, tha Peleshi në një postim në Facebook.

Ai mendon se dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit. 

Ndaj sot i fituar është edhe Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. Kjo marrëveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për çeshtje të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse çështjet tona të mëdha nuk janë ideologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtesia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kane vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale

.”

Peleshi mendon se do të kemi më në fund zgjedhje te pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit.

“Do të shkojmë në fushatën zgjedhore, jo për të garuar me akuza por me alternativa. Do të premtojmë më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurtër. Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti.”

“Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin. Optimist për të nesërmen”

, tha Peleshi. /tvklan.al