Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë kurorëzuar  të martën marrëveshjen   në mbeshtetje të financimit të agrobiznesit shqiptar.

Kështu të gjithë ata që duan të nisin një investim nga e para në sektorin bujqësor në fshat apo ata që duan të zgjerojnë më tej fermat e tyre, do të kenë mundësi të përfitojnë lehtësira financiare nga qeveria.

Për Kryeministrin Edi Rama ky projekt do të ketë impakt të jashzakonshëm në ekonomi.

Sipas Kryeministrit Rama, një nga anët positive të sektorit të Agrobzinesit është fakti që nuk rezulton në listën e sektorëve si kreditorë të këqinj dhe kjo është një siguri që marrin bankat për të financuar bujqësinë.  Me impat pozitiv në ekonomi Kryeministri sheh edhe efektet që do të japë miratimi i Reformës në Drejtësi.

Rama tha se do të nisë një fushatë sensibilizuese në vend ku do të shpjegohet mënyra se si qytetarët që duan të investojnë në fshat, të mund të përfitojnë nga marrëveshja me BERZH për  mbështetje financiare.

Tv Klan