Fullani-MarreveshjaBanka Qendrore Europiane do të zgjerojë mbikqyrjen e saj mbi 130 bankat që operojnë në Bashkimin Europian duke përfshirë edhe degët tyre që operojnë në Shqipëri. Gjatë prezantimit të projektit të bashkëpunimit të Bankës Qendrore Europiane me vendet e Ballkanit perëndimorë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha se kjo marrëveshje ka si qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe aplikimit të teknologjive më të reja në sistemin Bankar Shqiptar.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane Yves Mersch tha se Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështesë sistemin bankar shqiptar.

Programi i bashkëpunimit ndër të tjera synon përgatitjen e raporteve për vlerësimin e nevojave të Bankës së Shqipërisë duke identifikuar progresin e mëtejshëm që duhet bërë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian