marshimiËshtë përmbyllur me një marshim muaji sensibilizues kundër kancerit te gjirit.

Qindra qytetarë, politikanë, trup diplomatik kanë ecur nga sheshi Nënë Tereza në drejtim të Parkut Rinia. Ministri i Shëndetësisë bëri bilancin e mamografive të kryera përgjatë një muaji, ndërsa premtoi se të gjitha gratë në listë pritje do ta përfitojnë këtë shërbim falas deri në fund të vitit.

Kapja e hershme e sëmundjes dhe parandalimi i saj ishte kryefjala e çdo njërit prej personaliteteve që u ngjitën në podium për të kërkuar sa më shumë sensibilizim në luftën kundër kancerit.

Tv Klan