martesa gay3 djem homoseksualë nga Tajlanda janë martuar pak kohë më parë duke arritur kështu të kthehen në të parët meshkuj gay në botë që martohen treshe.

Joke, 29- vjeç, Bell, 21-vjeç dhe Art 26-vjeç kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, ditën e Shën Valentinit.

Edhe pse në sytë e botës kjo është historia më e pazakontë e dëgjuar ndonjëherë më parë, për djemtë, dita e martesës ishte më e bukura në jetën e tyre.

Sipas portalit britanik metro.co.uk, Joke dhe Art nisën të dilnin sëbashku pasi u njohën përmes një biznesi në 2010 dhe kanë takuar Bell në një festë të përbashkët.

Ata u bënë të pandashëm më njëri – tjetrin kur Bell u sëmur e qëndroi një kohë në spital.

Për portalin britanik, Bell ka rrëfyer se edhe pse njerëzit janë të shokuar nga kjo martesë, duhet ta pranojnë zgjedhjen e tyre. Dashuria është dashuri mbi të gjitha, ka përfunduar 21-vjeçari rrëfimin e tij.

tvklan.al