Niveli i lartë i kredive me probleme dhe përqëndrimi i huasë së keqe tek bizneset e mëdha, ka bërë që bankat e nivelit të dytë të paralajmërojnë shtrëngim të standarteve të kredidhënies në të ardhmen për sipërmarrjet e mëdha.

Kjo masë sipas tyre do të nisë të zbatohet që në tremujorin e dytë të këtij viti. Një ditë me parë eskpertë të Bankës së Shqipërisë thanë se përqendrimin më të madh kreditë me problem e ka në dy kompanitë në vend ARMO dhe KURUM.

Qëndrimi strikt i bankave në dhënien e kredisë për bizneset e mëdha në të ardhmen, njoftohet në raportin e  Bankës së Shqipërisë për Aktivitetin Kreditues, në tremujorin e parë të vitit.   Në këtë periudhë bankat në përgjithesi kanë  lehtësuar standartet e  kreditimit si për individët ashtu edhe  për bizneset. Por, këtyre lehtësirave i janë përgjigjur pozitivisht me rritje të kërkeses për kredi, vetëm bizneset e  vogla dhe të mesme, ndërsa kërkesa e bizneseve të e mëdha dhe e individëve ka shënuar rënie.

Rënia e besimit të konsumatorëve në ekonomi është një nga shkaqet kryesore, që ka ndikuar në rënien e kërkesës për kredi nga qytetarët.

Banka Qendrore thotë së gjatë tremujorit të parë 2016 , prishmeritë ishin pozitive për marrje kredie nga ana e konsumatorëve si për banesa edhe për konsum, por ky rezultat shënoi të kundërtën.

Faktor tjetër që ka ndikuar në  rënien e kredisë konsumatore ka qenë edhe  situata në tregun e pasurive të paluajtshme, pasi deri në fund të 2015 në bilancet e bankave numërohen afro 22 mld lekë prona të pashitura.

Tv Klan