Rreziku për sulme të mundshme ndaj kishave dhe besimtareve të cilët festojnë pashkët ka bërë që policia dhe institucionet e tjera të jenë në nivelin më të lartë të sigurisë.

Në çdo kishe ku ka grumbulime të mëdha njerëzish vërehet re një prani e shtuar e policisë.

Në dy kishat kryesore të kryqytetit janë instaluar patrulla policie dhe ruhen nga një numër i madh agjentësh civile.

Në tarracat e institucioneve te kultit si asnjëherë më parë sheh efektivë të cilët këqyrin oborret dhe sigurojnë perimetrin.

Edhe ne sheshin “Nënë Tereza” ku po zhvillohej një aktivitet fetar është vënë re prani e shtuar e policisë./ TV KLAN