Shpërthimi i një autobombe në Ankara, kryeqytetin e Turqisë vrau 37 persona ndërsa 125 të tjerë u plagosën.Shpërthimi ndodhi në orën 18:41 minuta në Parkun Gyven, pranë një stacioni autobuzi, në lagjen Kizilai, një zonë tregtare e populluar dhe nyje e rëndësishëm e transportit.

turia

Guvernatori i Ankarasë shpjegoi se 23 prej viktimave ndërruan jetë pas shpërthimit, ndërsa katër të tjerë rrugës për në spital. Shumë ambulanca dhe makina zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje, ku autoritetet evakuan zonën,  për të shmangur pasojat e një shpërthimi të dytë të mundshëm.Disa makina u shkrumbuan nga flakët.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin. Ndërkohë mësohet se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara kishte paralajmëruar shtetasit e saj më 11 Mars për komplote terroriste në qytet.Kryeministri turk, Ahmet DavutOllu –fill pas ngjarjes- thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan, që ndodhej në Stamboll u informua për sulmin dhe do të kthehej në Ankara.

Ky është sulmi i tretë në më pak se gjashtë muaj. I fundit ndodhi më 17 shkurt, kur nga shpërthimi i një makine bombë humbën jetën 29 persona,Sulmi u mor përsipër nga grupi militant kurd “Skifterat për Lirinë e Kurdistanit” si një shpagim për politikat e presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan.

Tv Klan