3 familje nga Kosova janë dëmshpërmbyer me 210 mijë euro, nga Gjykata Themelore e Beogradit për vrasjen e 16 civilëve në mesin e tyre, shumë gra dhe fëmijë.

Njoftimin e ka bërë publik përfaqësuesi juridik i Fondit për të Drejtën Humanitare të Beogradit.

Sipas FDH-së, tij ky është gjykimi i parë me të cilin shteti i Serbisë, detyrohet të kompensojë për krime lufte të bëra ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Familjet Gashi, Bogujevci e Durici, të cilave iu është akorduar dëmshpërblimi nga ana e qeverisë serbe, e kanë refuzuar atë duke e cilësuar si ofendim.

Saranda Bogujevci, e mbijetuar në këtë masakër, në cilën i janë vrarë gjyshja, nëna, dy vëllezërit e familjarë të tjere, e ka refuzuar kategorikisht shumën e parave.

Masakra, e ka ndodhur në 28 mars të vitit 1999 në Podujevë dhe për këtë krim janë të dënuar 6 ish-pjesëtarë njësisë “Skorpionëve”,  pjesë e Ministrisë së Punëve te Brendshme të Serbisë.

Në këtë masakër mbetën të vrarë, Sala Bogujevci (39 vjeç) dhe djemtë e saj Shpendi (13 vjeç) e Shpëtimi (10 vjeç); Shefkate Bogujevci (43vjeç) dhe e bija e saj Nora (15vjeç) si dhe vjehrra e saj Shehidja (67 vjeç), po ashtu kushërira e saj Nefise Llugaliu (55 vjeç) me të kunatën Fezdrijen (21 vjeç); Fitnete Duriq (36 vjeç) dhe katër fëmijët e saj – Dafina (9 vjeç), Arbër (7 vjeç), Mimoza (4 vjeç) dhe Albina (2 vjeç), si dhe e vjehrra e saj Isma (69 vjeç). Po ashtu qenë vrarë edhe Hamdi Duriqi dhe Selman Gashi./tvklan.al