qyshk-1Banorët e fshatit Qyshk në Kosovë si dhe të komunave përreth shprehen të zhgënjyer me vendimin e gjykatës serbe për krime lufte. Një ditë më parë kjo gjykatë dënoi me 106 vite burg 9 ish-anëtarë të njësisë paraushtarake famëkeqe serbe “Çakejtë”, të cilët akuzohen për masakrimin dhe vrasjen e 120 shqiptarëve, gjatë konfliktit të vitit 1999.  Sipas tyre, dënimi i dhënë për ta është tepër i vogël krahasuar me krimet e kryera.

Dënimet e dhëna nga gjykatësit serbë varjojnë nga 2 në 20 vite burg. Vetëm 3 prej 9 të dënuarve morën dënimin më të lartë të mundshëm për këtë ngjarje. Megjithatë ky është ndër të paktat dënime të dhëna në Serbi për krimet e kryera nga serbët, ndaj shqiptarëve në Kosovë. Për prokurorin Bruno Vekariç, dënimi i tyre tregon hapjen e një kapitulli të ri.

Prokurori Vekariç tha se do të kërkonte që atyre t’u hiqej e drejta për të apeluar vendimin, për të kërkuar pafajësi. Vetëm në fshatin Qyshk, grupi paraushtarak “Çakejtë” ka vrarë e masakruar 41 persona. Në vitin 1999, ky grup bastisi fshatin, mori peng shumë banorë dhe pasi ndau veç gratë e fëmijët nga burrat e së njejtës familje, grumbulloi meshkujt në një shtëpi, së cilës i vunë flakën.