Pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë nuk i kanë fiksuar fytyrat e autorëve të masakrës me 3 të vrarë e 8 të plagosur në Elbasan.

Filmimet nuk kanë cilësi të lartë dhe grupi hetimor duket se nuk ka mundur të nxjerrë të dhëna që i shërbejnë identifikimit të atyre që qëlluan me breshëri 65 plumba, ndaj 11 personave që gjendeshin në lokal.

Autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa filmimet janë bërë nga kjo kamera që gjendet në rrugë, disa metra larg lokalit.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe filmimet e kamerave të disa bizneseve përgjatë rrugës Elbasan – Librazhd, të cilat kanë fiksuar lëvizjet e makinës së atentatorëve.

Dyshohet se automjeti ka qenë me timon në krah djathte. 13 autovetura të ngjashme u kontrolluan mbrëmë nga forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, por asnjëra prej tyre nuk rezultoi të jetë ajo e perdorur në ngjarjen e të mërkurës.

19 persona u shoqëruan gjatë natës për t’u marrë në pyetje. Afro 50 të tjerë janë shoqëruar prej të mëkurës, por asnjëri nuk është arrestuar.

Policia po heton dy pista kryesore. E para është ajo e hakmarrjes, dhe ka të bëjë me një zinxhir vrasjesh mes familjes Çapja dhe familjes Mema.

Anëtarët e familjes se ish -policit Fadil Mema, që u vra marsin e kaluar në Torino, kane patur alibi të forta dhe mbrëmjen e vrasjes kanë kërkuar mbrojtjen e policisë, duke mohuar përfshirjen e tyre.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bazuar në skedarët e policisë, pjestarët e familje Çapja dyshohet të jenë përshirë në ngjarje të tjera të rënda kriminale në qytet dhe hakmarrja mbetet pista kryesore.

Një tjetër pistë është ajo e prishjes së pazareve në trafikun e drogës brenda dhe jashtë vendit.

Njëri nga viktimat Eno Bedalli rezulton i arrestuar në Itali në vitin 2013 si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga një 29 –vjeçar nga Elbasani.

Nuk dihet se si u lirua ai nga burgu, por ka dyshime se akvititetin në trafikun e drogës ai e kishte vazhduar edhe në Elbasan.

Policia nuk përjashton mundësinë që në këtë ngjarje të jenë përdorur vrasës me pagesë.

Në atentat mbeti i vrarë edhe Agron Çapja dhe Ardit Sinakolli. Ndërsa u plagosen edhe dy anetarë të familjes Çapja, Florenci dhe Arnoldi, si dhe 6 të afërm të tyre.

Tv Klan