Dita e diel do të jetë “ditë zie” në Kosovë. Vendimi është marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas masakrës në Mynih, ku nga 9 viktimat 3 ishin nga Kosova.

Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diel për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë

”, shkruan Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook.

/tvklan.al