Një tjetër shqiptare nga Kosova mësohet se është në mesin e të plagosurve nga masakra e Mynihut.

Ajo është 44 – vjeçarja Lumnije Azemi.

Siç raporton

Klan Kosova,

lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo e fundit është njoftuar zyrtarisht se tre prej të vrarëve në Mynih janë edhe kosovarët Armela Segashi, Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabina Sulaj e cila është në identifikim e sipër, ndërsa Lumnije Azemi është e plagosur.

9 persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën në sulmin me armë në qendën tregtare në Mynih. Autori, 18 – vjeçari gjermano – iranian Ali Sonboly, u vetëvra me një plumb në kokë./tvklan.al