Një 25-vjeçar është autori i vrasjes së Zarif Alliut një ditë më parë në fshatin Braçanj të Devollit. 

Viktima ishte në shoqërinë e dy personave kur u sulmua me mjete te forta nga David Myrte.  Policia thotë se konflikti mes tre personave ka qenë për motive të dobëta, por burime i thanë televizionit Klan se shkak për përplasjen janë bërë mosmarrëveshjet për pazaret e drogës. 39-vjeçari Zarif Alliu humbi jetën u pasi u transportua ne spital nga banoret e zonës, të cilët u njoftuan nga njëri prej të mbijetuarve të sulmit.

Ferhat Braho, banor i zonës:

“Ishe ora rreth 8 çerek, kur dikush trokiti në derë dhe më tha se kishte një person të plagosur që po kërkonte ndihmë. I çova një kuvertë dhe njoftova kryeplakun, por brenda në shtëpi nuk i futa.”

Pas dëshmive nga dy të lënduarit e tjerë, policia arrestoi Mendar Burnazin, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore për mënyrën sesi ndodhi ngjarja.  Ndërsa mbi autorin e krimit rëndon akuza e vrasjes me paramendim dhe plagosjes me dashje.

/Tv Klan