Një miliarder është shpallur fajtor për vrasjen e prindërve dhe vëllait të tij me një sëpatë.

Henri van Breda, nga Stellenbosch, Afrika e Jugut, do të hiqet nga trashëgimia e tij prej 6 milionë funtesh, pasi u dënua për masakrën e vitit 2015.

23- vjeçari, u dënua gjithashtu për tentativën e vrasjes së motrës së tij të vogël dhe përpjekjet për të penguar drejtësinë duke pretenduar se ajo po gabonte duke e shpallur atë fajtor. Ai do të dërgohet në burgun më të lartë të sigurisë Pollsmoor në të cilin gjenden më shumë se 7000  burra.

Gjyqtari Siraj Desai duke shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura e shpalli atë fajtor dhe tha se “dënimi është i pashmangshëm”.

Ngjarja

Sulmi barbar ndodhi në 27 Janar të vitin 2015 në vilën luksozë të familjes De Zalze Winelands Golf Estate në Stellenbosch

Dhoma e gjumit të katit të parë ishte shndërruar në një masakër të vërtetë, pasi Henri qëlloi me sëpatë në trup prindërit dhe vëllain e tij.

Martin, 54 vjeç, babai i Henrit u qëllua 5 herë me sëpatë në kokë dhe në qafë, ndërsa nëna e tij 3 herë. Gjithashtu Henri qëlloi dhe vëllain e tij, 22-vjeçar katër herë në kokë.

Por ai nuk u ndal me kaq, qëlloi edhe motrën e tij.  Edhe pse mori 4 plagë në trup, ajo shpëtoi mrekullisht nga kjo masakër. Asaj ju desh të qëndronte 6 javë në spital dhe pasi doli prej andej nuk mbante mend asnjë gjë.

Marli, 16-vjeçe nuk ishte në gjendje të dëshmonte në gjykatë për vrasjen e trefishtë të vëllait të saj, pasi nuk i kujtohej asnjë gjë nga krimi.

Henri këmbënguli se ngjarjen e rëndë e kishin kryer dy burra zezakë.

/tvklan.al