Protesta e opozitës e parashikuar për t’u zhvilluar gjatë të shtunës, pritet të shoqërohet me masa të larta sigurie nga policia e kryeqytetit.

Kjo e fundit ka parashikuar edhe një plan masash ku parashikohet bllokimi i disa akseve që të çojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës.

Burimet e policisë së Tiranës, thanë se në një shkresë Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e protestës, në bulevard duke nisur nga ora 12:00, por pa përcaktuar kohën e mbylljes së saj.

Por, pas një takimi të policisë së Tiranës me koordiantorët kjo e fundit ka komunikuar se protesta do të lejohet të zhvillohet deri në orën 16:00.

Mësohet se në protestë janë parashikuar të marrin pjesë afërsisht 1500 policë, të cilët do të vendosen kryesisht në zonën e kryeministrisë dhe institucione të tjera të rëndësishme në qendër të kryeqytetit.

Pas orës 16:00, zhvillimi i protestës do të cilësohet i paligjshëm.

Policia ka listuar edhe rrugët, të cilat sipas saj parashikohet të bllokohen:

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Pjesërisht bulevardi “Zhan D’Ark”

Pjesërisht “Bajram Curri”.

Rruga Ismail Qemali

Po ashtu parkimi nuk do të lejohet në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe rrugën “Myslym Shyri”.

Ndërkaq burimet thonë se pritet të ketë kontrolle të zakonshme në pika kyçe të hyrje daljeve të Tiranës, për të parandaluar infiltrimin në protestë të elementëve të dyshimtë apo me tendenca kriminale./Tv Klan