Nisma e re në sistemin arsimor për orët 90 minutëshe, prej datës 1 Shkurt do të shtrihet në të gjitha shkollat në Shqipëri, por mënyra se si do të zbatohet do të varet nga drejtuesit.

 “Edhe plani mësimor do të rishikohet nga ekipet shkollore. Do të jenë të njëjtat tema mësimore, por thjesht mënyra si ato do të konceptohen mund të kenë një formë koordinimi, kjo është në dorë të lirë të drejtueseve. Do të jetë në fleksibilitetin e drejtorisë dhe ekipeve të shkollave varur nga niveli i laboratorëve, numri i klasave”.

Specialistja në ministrinë e arsimit, Anila Ferizaj shpjegon edhe qëllimin e këtij projekti që do të zbatohet nga klasa e parë deri në të 12-tën.

 “Kurikula e re synon që nxënësi të aftësohet, të jetë kopetent në disa drejtime në lëndën mësimore. Nga ana tjetër edhe vështirësitë që hasin mësues për kohën e shpjegimit apo kontrollit të mësimit. Nxënësi të fitojë disa aftësi disa vlera dhe qëndrime, dhe a ka mundësi t’i fitojë këto brenda orës së mësimit”

Pushimi 5 minutësh do vazhdojë po njësoj.

Po ashtu ky sistem do të sjellë edhe lehtësim të peshave të çantave, një shqetësim i ngritur edhe më herët nga prindërit përmes portalit për bashkëqeverisjen.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Megi Fagu