Bukuroshe Kola është arrestuar nga policia e Vlorës. 51 vjeçarja ishte në kërkim pasi akuzohet se mashtronte njerëzit duke u marrë shuma parash në këmbim të një vendi pune.

Sipas hetimeve gjatë periudhës kohore Dhjetor 2016 – Maj 2017, Kola ka mashtruar rreth 15 persona duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si dhe vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë personave të tjerë, të cilët rezultojnë se mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune./tvklan.al