Një familje në Balldre të Lezhës u dhunua sot nga tre persona të maskuar e të armarosur që hyjnë në banesë për të grabitur.

Agresorët u përleshën me të zonjën e shtëpisë,  ndërsa nën kërcënimin e armëve arritën t’i marrin bizhuteritë nuses së djalit.

Policia gjeti më vonë një automjet të braktisur në autostradën Lezhë-Shkodër që dyshohet se është përdorur nga autorët.