gruaja-lezhe

Nuse dhe vjehrrë ishin bërë gati për të dalë në qytet kur u gjendën përballë 3 personave të armatosur dhe të maskuar që kishin hyrë në shtëpi për t’i grabitur.

Luxhe Preka është ende e shokuar nga ajo që ndodhi mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Balldre të Lezhës.

Ka ende në fytyrë shenjat e dhunës nga përleshja me agresorët, njërit prej të cilëve arriti t’i heqë dhe maskën.

Pak orë pas ngjarjes uniformat blu kanë bërë të ditur se është gjetur një automjet i braktisur vetëm 2 km larg vendit të ngjarjes në supërstraden Lezhë-Shkodër.

Policia ka dyshime se mjeti i gjetur tip opel me targa të fallsifikuara u përket grabitësve.

Autorët mendohet se janë filmuar  mga kamerat e sigurisë së një servisi automjetesh që ndodhet në afërsi të banesës.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë shoqëruar në polici dy të rinj të cilët janë marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Tv Klan