maskaShpesh i nënvlerësojmë produktet bio, por ato në fakt janë një ndihmë e madhe për të zgjidhur problemet e lëkurës së thatë apo të yndyrshme, duke i dhuruar fytyrës pamje rinore dhe elastike.

Për të zhdukur problemet për të gjitha llojet e lëkurës nevojiten thjesht tre përbërës që gjenden lehtë, madje i konsumojmë thuajse çdo ditë, 1 banane, mjaltë dhe limon.

Për të përgatitur këtë maskë, duhet 1 banane, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle lëng limoni, pasi përzihen të tre përbërësit aplikohen në fytyrë, duke shmangur zonën e syve dhe buzët.

Maska duhet mbajtur vetëm 15 min, ndërsa shpëlarja në fillim duhet bërë me ujë të ngrohtë sa të hiqen përbërësit e maskës, më pas shpëlarja përfundimtare duhet bërë me ujë të ftohtë.

M. Sejdini