Terroristi, i cili vrau tre persona e plagosi dhjetëra të tjerë ditën e mërkurë në sulmin e Westminster kishte lindur në Britani dhe është ishte hetuar më parë nga M15.

Xhihadisti, i përshkruar nga dëshmitarët is “aziatik në të dyzetat”, emri i të cilit nuk është bërë ende publik nga policia, po hetohet për të parë nëse ka patur bashkëpunëtorë.

Në një deklaratë të dhënë ditën e sotme, Kryeministrja britanike Theresa May sqaroi se ai kishte lindur në Britani dhe se ishte emër i njohur për policinë dhe shërbimet e sigurisë. Ai ishte hetuar disa vite më parë për ekstremizëm të dhunshëm.

May tha se ai ishte një figurë periferike dhe nuk ishte pjesë e figurave aktuale të inteligjencës britanike.

Qëndrimi i saj vjen pasi policia ka vënë në pranga 8 persona në 6 aksione, nëpër prona të ndryshme në Londër dhe Birmingham./tvklan.al