Kryeministrja britanike Tereza May siguroi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk do të ndikojë në jetën e qytetarëve europianë që jetojnë dhe punojnë në vendin ishullor.

Gjithsesi May sqaroi se do të rishikohet edhe një herë statusi i tyre. Por kjo ofertë është cilësuar si e pamjaftueshme nga krerët në Bruksel.

Presidenti i Komisionit Europian Juncker dhe ai i Këshillit të Europës Tusk kritikuan propozimin e kryeministres britanike dhe e quajtën poshtë pritshmërive.

Edhe Kancelarja gjermane Merkel u shpreh se nuk u bë ndonjë zbulim i madh. Në Britaninë e Madhe jetojnë dhe punojnë 3.2 milionë europianë.

/Tv Klan