Pasi i thanë me zë qëndrimet e tyre, shumica dhe pakica parlamentare i zyrtarizoi rekomandimet për dhënien apo jo të autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit Saimir Tahiri, duke i depozituar në Kuvend.

Për mazhorancën organi i akuzës nuk mundi të argumentojë përfshirjen e deputetit Tahiri në veprimtari kundërligjshmërie dhe nuk paraqiti asnjë indicie, fillim prove apo provë që të krijonte bindjen se ka dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të autorizuar vijimin e procedurave për masën ekstreme të arrestit ndaj deputetit Tahiri

“Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka rregjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në rregjistrin e cështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer prokuroria, ka sfond politik.

Këto dhe argument të tjera të zbardhura në këtë raport, e kanë cuar shumicën parlamentare në konkluzionin se pranojnë të japin autorizimin për kontrollin e banesës së Saimir Tahirit, mos lejimin e tij të dalë jashtë shtetit dhe një sërë detyrimesh të tjera, por jo dhënien e masës arrest me burg ose në shtëpi për deputetin e kuvendit Saimir Tahiri.

5 deputetët e opozitës në Këshillin për Imunitetin dorëzojnë të tjera rekomandime. Ata argumentojnë se duhet të votohet pro arrestimit të deputetit Saimir Tahiri me qëllim që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr 313 të viti 2017 për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë të parashikuara nga nenet përkatëse të kodit penal.

“Tahiri nuk është një ish ministër apo deputet i opozitës. Ai është një ish ministër i qeverisë, deputet i Edi Ramës, mik i ngushtë i kryeministrit, Ai si ish ministër jo vetëm që dyshohet se ka ndihmuar organizatën kriminale dhe ka marrë shërbime personale, por duke i vënë strukturën e shtetit në shërbim të organizatës kriminale ai ka siguruar para për zgjedhjet”.

Sipas 5 deputetëve përfaqësues të opozitës arsyeja pse duhet arresti është edhe mbrojtja e provavë të cilat janë në rrezik sipas tyre pasi mbikqyren nga dy miqtë e ngushtë të deputetetit Tahiri, Kryemnistri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm./ABC News