Cuci-per-TvKlanMaxhoranca i ka gati 3 kandidaturat që do të plotësojnë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi thotë se shumë shpejt emrat e anëtarëve të rinj për të cilët thotë se janë figura me integritet do t’i çohen parlamentit për miratim.

Çuçi thotë se pavarësisht frymës që prevalon në Kodin Zgjedhor ata nuk do të kërkojnë rikompozim për të patur shumicën si maxhorancë në Komision.

Partia Socialiste, para zgjedhjeve të vitit 2013 e konsideroi si ilegjitim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga parlamenti. Çuçi ka një tjetër shpjegim për këtë.

Kryeministri Rama e kishte përsëritur disa herë faktin se KQZ e kishte humbur ilegjitimitetin, në kohën kur Ministri aktual i Çështjeve Vendore, ishte Nënsekretar për Çështjet Zgjedhore.

Duke lënë mënjanë debatin mbi legjitimitetin e KQZ –së, Ministri Çuçi thotë se gjithçka është gati që zgjedhjet lokale të zhvillohen me hartën e re administrative, që e ndan vendin në 61 bashki.

Tv Klan