Kthimi në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta i ligjit për tarifat gjyqësore ka shënuar përplasjen e parë mes mazhorancës dhe kreut të shtetit. Me shumicë votash socialistët rrëzuan në Komision e Ligjeve dekretin e sjellë për rishikim në Kuvend nga ana e Presidentit Meta.

Socialistët i cilësuan të pabazuara në ligj argumentet e Presidentit, sipas të cilit niveli i tarifave është bërë në mungesë të një studimi krahasuar me ato aktuale dhe se rritja drastike e tyre paraqet rrezik të lartë për vështirësimin e aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë.

Bashkim Fino:

“Dekreti është i pabazuar për të bërë ndryshime, pasi nuk I rrit tarifat gjyqësore, propozoj ta rrëzojmë.”

Por ky argument i mazhorancës u kundërshtua nga opozita, e cila votoi pro dekretit të presidentit.

Eduard Halimi:

Tarifat rriten m,e 10 deri në 100 fish. Ky ligj është edhe pjesë e paketës së reformës në drejtësi, që e donin shqiptarët dhe nuk besoj se ata janë pro rritjes 100 fish të tarifave. Apelimi i çështjeve 200 lekë dhe do bëhet 20 mijë lekë, kjo bëhet për t’I rrjepur shqiptarët.”

Nasip Naço:

“Ju vendosni tarifa për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Apelit, që nuk ekzistojnë fare aktualisht.”

Rrëzimi nga mazhoranca i dekretit të Presidentit për tarifat gjyqësore vjen në një kohë kur në tryezën e kreut të shtetit qëndron ende i pafirmosur propozimi i sjellë nga kryeministri Edi Rama për Helidon Bendon, i cili pritet të ngjitet në krye të Shërbimit Informativ dhe kur pritet dekretimi i Visho Ajazi Likës pas shqyrtimit nga kuvendi për ambasador në NATO.

Tv Klan