parlamenti boshMazhoranca ka pranuar kushtet e vendosura nga opozita, që mundësojnë rikthimin e saj në Kuvend.

Në nisje të seancës plenare kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruçi propozoi përfshirjen në rend të ditës së kërkesave të demokratëve, duke hedhur njëherazi poshtë çdo pretendim të ngritur sipas tij nga opozita se, shumica e majtë ka asgjesuar debatin në Kuvend me qëllim ndaljen e transparencës dhe llogari-dhënien parlamentare para qytetarëve, në shkelje  të  kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Akuzave të opozitës për futjen në Kuvend të deputetëve me rekorde kriminale i dha përgjigje vetë Kryeministri, teksa i ftoi demokratët të propozojnë masa konkrete për integritetin moral të të zgjedhurve të popullit në Parlament dhe the se Opozita po i kërkon llogari mazhorancës për krime të prezumuara, përmes një të dënuari ordiner.

“Po”-ja e mazhorancës vjen pas kërkesës së demokratëve për një marrëveshje shumicë-opozitë me garanci dhe mbikqyrje të faktorit ndërkombëtar, ku  shumica të angazhohej duke mos vënë në pikëpyetje sovranitetin e Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave, si dhe të punojë bashkë me opozitën për të çmontuar sipas saj mekanizmin që demokratët thonë se promovon krimin në Kuvend dhe në strukturat shtetërore.

Tv Klan