Ilir Meta, pritet të zbresë nga karrigia e kreut të Kuvendit, për të marrë atë të kreut të Shtetit.

Në raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta, kryeparlamentari aktual, njëherësh edhe kreu i LSI-së pritet që të marrë votat e koalicionit bashkëqeverisës.

Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet në orën 17:00.

Pas takimeve intensive të ditës së djeshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit propozoi dy emra si kandidatë për President, atë të Ilir Metës dhe të nënkryetarit të LSI-së, aktualisht ministër i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Kandidatura e Metës mori mbështetjen unanime nga kryesia e Partisë Socialiste dhe paraditen e sotme, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së pritet të formalizohet vendimi i marrë dje nga kryesia./ABC News