Samiti i liderëve  europianë në Sofje e ktheu për një ditë gjithë vëmendjen e shteteve anëtarë të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor. Por jo të gjithë vendet e unionit shprehin të njëjtin entuziazëm për zgjerimin.

Emmanuel Macron, President i Francës:

“ Të hapim një proces të ri zgjerimi sot, pa asnjë kusht, nuk do të ishte serioze. Prandaj doja të isha i qartë sot. Pika e parë; ta japim këtë perspektivë europiane dhe të shpërblejmë liderët për përpjekje për të transformuar vendet e tyre, këtu e kam fjalën për Serbinë dhe Malin e Zi që janë vende kandidate, por gjithashtu për Shqipërinë dhe Malin e Zi që aspirojnë të bëhen”.

Më optimiste ishin kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, të cilët konfirmuan se Ballkani Perëndimor është prioritet i BE.

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: “Është e qartë se të gjitha vendet e rajonit kanë një të ardhme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është në interesin e Europës që rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë siguri dhe që të zhvillohet ekonomikisht”.

Donald Tusk, President i KiE:

“Kemi firmosur axhendën e përbashkët të lidhjeve tona, por me lejoni të jem i qartë që të shmang çdo paqartësi, kjo axhendë nuk është një alternativë për zgjerimin, por një mënyrë për të afruar më shumë, sepse nuk ka të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor, përveç BE”.

Një tjetër provë e stepjes së liderëve europianë është deklarata e përbashkët e Sofjes, ku nuk përmendet asnjëherë fjala anëtarësim, por fokusi vendoset te “perspektiva evropiane”.

I pranishëm mes krerëve pjesëmarrës ne takim ka qene dhe kryeministri Edi Rama. Zyra e tij e shtypit ka shpërndarë pamjet ku në nisje të samitit Edi Rama ka qene duke bashkëbiseduar me homolog te vendeve të BE mes të cilëve dhe me kryeministrin holandez Mark Rute, një nga shtetet me skeptike përsa i perket të ardhmes europiane të Shqipërisë në këtë moment. Po ashtu Rama ka patur mundësi të takohem dhe me kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe presidentin serb Vuçiç. Por asnjë informacion nuk është dhënë në lidhje me ç’ka është diskutuara me tyre.

Tv Klan