Julian Ahmataj nuk është më trajner i Kamzës. Drejtuesit vendosën të mos vazhdojnë bashkëpunimin me të, edhe pse skuadra siguroi qëndrimin në Superligë.

Ahmataj u emërua trajner i Kamzës para 1 muaji e gjysmë. Në 8 ndeshje nën drejtimin e tij, ekipi mori 12 pikë që mjaftuan për të vijuar edhe sezonin e ardhshëm në grupin e më të mirëve.

Tv Klan